Aliu: Talat Xhaferi ia bëri shërbimin e fundit VMRO-së

Shkruan: Qenan Aliu

Përse kryeparlamentari Talat XHAFERI Ligjin për Këshillin e Prokurorëve të RMV-së, pas votimit me shumicë të thjeshtë nuk e procedoi edhe me votimin e dyfishtë, ate të ashtuquajtur të BADINTERIT ?

Kryetari i Kuvendit ka obligim sipas Rregullores edhe kur shpërfaqet zhurmë e kaos në seancë plenare, ai duhet të kërkojë dhe menaxhoj vendosje të rendit dhe normalitetit për mbarëvajtjen e procedurave.
Edhe pse sipas dispozitës përfundimtare Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për Këshillin e prokurorëve do të shpallet në (“Gazetën zyrtare të RMV-së”), e të njëjtat do të hynë në fuqi dhe to dë fillojnë të zbatohen nga dt.30.qershor.2020. Prap se prapë ky lëshim mund të jetë një “birë për minimin e tyre”. Së pari ligji në fjalë pa votimin e dyfishtë nuk mund të dekretohet nga ana e presidentit të shtetit.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, këtë e heshtën deri në shpërndarjen e kuvendit, kuptohet për të reaguar pas. Por shtrohet pyetja PSE nuk reaguan deputetët e maxhorancës, ta zëmë për ta kujtuar kryesuesin e seancës ?!

A është ky “kËRCIM,” i rastësishëm nga kryeparlamentari Xhaferi dhe BDI-ja, apo eshtë edhe një SHËRBIM i fundit ndaj ortakut politik të sundimit një dekadësh VMRO-DPMNE-së ?!