Kurti: Gjermania është një aleate dhe përkrahëse e shkëlqyeshme e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar anëtarët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jürgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus.

Pas takimeve nëpërmjet një postimi në Twitter, Kurti deklaroi se Gjermania është një aleate dhe përkrahëse e shkëlqyeshëm i Kosovës.

“Ditën time të fundit në #MSC2020 kam pasur takime të këndshme me anëtarët e Bundestagut. Gjermania është një aleate dhe përkrahëse e shkëlqyeshme. Ata patën urimet më të mira për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, tha Kurti.