Zyrtarizoi lidhjen me të dashurën e re, por Pique ende mban fotot me Shakiran në ‘Instagram’

Gerard Pique, ka kohë prej kur në media komentohet për tradhtinë ndaj Shakiras dhe ndarjen me të.

Madje ylli i Barcelonës tashmë ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën e re, shkruan lajmi.net.

Së fundi ai ka publikuar foto me të dashurën e tij dhe komentet nuk ishin edhe aq të mira.

Por nëse futesh në profilin e futbollistit në ‘Instagram’, ai ende mban fotot me ish gruan e tij Shakirën.

Ndryshe, Shakira e “dërrmuar” atë dhe të dashurën e tij me projektin e saj të fundit./Lajmi.net/