Zyrtarizohet shkarkimi i Tuchel, pritet edhe konfirmimi i Pochettino

PSG kanë njoftuar përmes një komunikateje zyrtare se trajneri Tuchel nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Largimin e këtij të fundit e ka konfirmuar ditë më parë lojtari Kylian Mbappe, i cili përmes një fotoje në “instastory” i dha lamtumirën gjermanit.

Tani, mediat franceze po raportojnë se zyrtarizimi i Maurico Pochettinos në krye të stolit të Parkut të Princave është vetëm çështje kohësh dhe një gjë e tillë do të ndodh brenda 24 orëve.

Parisi janë të pozicionuar në vendin e 3 në Ligue 1 dhe janë vetëm një pikë larg klubeve Lille dhe Lyon që janë në vendin e parë dhe të dytë.