Tifozët kanë çfarë të presin, Messi dhe Suarez bashkohen përsëri?

Goal.com raporton se Messi dhe Suarez mund të bashkohen të dy në Miami FC në vitin 2022, pasi që këtij të fundit t’i mbaroj kontrata me klubin madrilien, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Barcelonës, Messi, në një intervistë të zhvilluar më 27 dhjetor deklaroi se dëshiron që një ditë të luaj në Ligën Amerikane MLS.

Kështu, David Beckham, president i klubit amerikan Miami FC, do mund ta realizoj një ëndërr të tij të kamotshme. Ta shoh yllin argjentinas, Messin, të luaj për klubin e tij.

Beckham po planifikon që të transferoj edhe shokun e ngushtë të tij, uruguajanin El Pistolero. Lojtar ky, me të cilin ka pasur bisedime edhe verën e kaluar për një transferim të mundshëm.

Ndërsa, tani për tani qëllimi kryesor i anglezit është që ta përforcoj edhe më shumë klubin e tij për të mirëpritur ardhjen e argjentinasit./