Zyrtarizohet koalicioni ASH-Alternativa/LIVE

Kryetari i Aleances per Shqiptaret, Ziadin Sela dhe ai Alternatives, Afrim Gashi, kane firmosur sot marreveshjen per koalicionin parazgjedhor. Dy lideren kane thene se kjo marreveshje e hap rrugen fitores se madhe me 12 prill dhe kane shpalosur pjese nga programi i tyre parazgjedhor.

“Sot, me nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, edhe zyrtarisht hyri në fuqi bashkëpunimi për fuqizimin e votës shqiptare.
Qëllimet dhe prioritetet e përbashkëta bënë që ky koalicion të realizohet me të vetmin qëllim që shqiptarët të kenë një ofertë reale për kërkesat e tyre.
Nevoja për ndryshim solli edhe deri tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, prandaj jemi të bindur që po kjo nevojë për ndryshim dhe qëllimi i pastër i koalicionit tonë; shtet për të gjithë, drejtësi dhe jetë do ta bëjë fitues koalicionin ASH-AAA”, tha Sela pas firmosjes se marreveshjes se bashkepunimit.
Ne videon me poshte mund ta ndiqni LIVE aktin e firmosjes dhe konferencen per media.

Zyrtarizohet marrëveshja mes Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët/LIVE

Posted by Lajm TV on Friday, February 21, 2020