Zyrtarizohet kandidatura e Nebi Rexhepit për Vrapçishtin

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka zyrtarizuar kandidaturën e Nebi Rexhepit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit.

Këtë e ka bërë të ditur Dega e BDI-së në Vrapçisht.

“Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti priti Kryetarin e degës së BDI në Vrapçishtë Bajram Kadrija bashkë me anëtarët e degës dhe të këshillave vendor të degës. Pas takimit konstruktiv disaorësh, njëzëri konfirmojmë se Bashkimi Demokratik Për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Vrapçishtit me NEBI REXHEPI, anëtar i subjektit tonë”, thuhet në njoftim.

Emrin e Nebi Rexhepit e publikoi kohë më parë TV21, si kandidat i mundshëm për Vrapçishtin.

Rexhepi pritet të ketë oponent Isen Shabanin, i cili me shumë gjasë pritet të jetë sërish kandidat për të parin e Vrapçishtit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë./TV21