Zyrtarizohet bashkëpunimi për përmirësimin e situatave në turizëm dhe hotelieri

Krijimi i platformës për veprim të përbashkët me theks të veçantë të vendosjes së dialogut social cilësor, është një prej qëllimeve të Marrëveshjes që sot e nënshkruan Oda turistike-hotelierike (OTH) pranë Lidhjes së odave ekonomike dhe Sindikatës së punëtorëve nga hotelieria dhe turizmi (SUTKOZ) pranë Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

Qëllimet e bashkëpunimit, siç theksuan kryetari i OTH-së, Martin Angelovski dhe nënkryetari i SUTKOZ-it, Shashe Bajçevski, janë qartë të saktësuara në drejtim të thellimit të angazhimeve reciproke për avancimin e situatave në sektorët e turizmit dhe hotelierisë.

Angazhimet e përbashkëta të nënshkruesve të marrëveshjes do të orientohen ndaj respektimit të standardeve ndërkombëtare në sektor me qëllim përfundimtar rritjen e standardit të të punësuarve dhe prosperitet të përbashkët ekonomik.