Pas përfundimit të albumit të ri, Capital T relaksohet në pushime

Capital T pas përfundimit të albumit të ri muzikor, ka vendosur të relaksohet në pushime.

Reperi ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën shfaqet duke u hedhur në pishinë, pas lodhjes për finalizmin e albumit të ri.

Albumi u kry 🤷🏻‍♂️ kshtu qeeee“, ka shkruar ai sipër videos, në të cilën pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Capital T nesër (1 korrik), publikon pjesën e parë të albumit, që përmban shtatë këngë të reja.