Shkruan: Qenan Aliu
Komisioni i Venecias nuk sjellë vendime por harton dhe miraton rraport lidhur me kërkesën që është lëndë shqyrtimi. Raporti përmban sugjerime ,rekomandime ndonëse edhe vërejtje. Rraporti i Komisionit të Venecias lidhur me Ligjin për gjuhët nuk ka përmbajtje dramatike, por kryesisht venë në pah mundësitë dhe mënyrën e implementimit të ligjit në praktikë në veçanti në gjyqësor.Përgjithësisht , përshëndet vullnetin politik për niansën dhe fushat e përdorimit të gjuhëve . Komisioni kuptohet gjithnjë ka për bazë zgjidhjen kushtetuese të një vendi që tangon sferën përkatëse që është lëndë shqyrtimi. Ai gjatë shqyrtimit të iniciativave nuk ndërhynë në verzionin kushtetues se si është e zgjidhur sfera përkatëse.
Por tani një gjë është e qartësuar. Ligji në fjalë në asnjë mënyrë nuk do të mundet asnjëherë të Plotësohet dhe Ndryshohet në disfavor në rastin konkret të (gjuhës shqipe) pa shumicën e votave të deputetëve shqiptar (votimi me badinter).
Praktikisht në RMV, kemi interpretim rigid të amandamentit kushtetues që trajton këtë sferë dhe kryesisht sipas kushtetutës gjuha shqipe akoma është në përdorim zyrtar por nuk e ka statusin e gjuhës zyrtare. Edhe pse për këtë BDI-ja ka plasuar gënjeshtra dhe lajthitje një dekadë në vazhdimësi.
Tani e tutje , ky ligj do të mbetet në praktikë pa u zbatuar me kapacitet të plotë, dhe për mos zbatimin nga institucionet dhe zyrtarët e ndryshëm nuk do të mund të shqyptohen gjobat e përcaktuara me këtë ligj , gjithnjë duke u justifikuar me rraportin e Komisionit të Venecias.
Mbase zgjidhja definitive mundet dhe duhet të bëhet me amandamentimin në kushtetutë, por kjo kërkon gadishmëri dhe vullnet politik.
Por kurrë dhe a do të shpërfaqet ky vullnet politik më shumë varet se si do të sillet dhe veprojë politikisht faktori shqiptar. Megjithate,GJUHA SHQIPE nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale,sepse Bdi për këtë i ka ngopur me mashtrim shqiptarët mjaftueshëm,
Zyrtarizimi i shqipes do të jetë i plotë atëherë kur shqiptarët do ta ndjenjë se ajo frymon,flitet dhe shkruhet si e BARABARTË me gjuhën maqedonase, por jo e barabartë në shtylla e shkruajtur paralelisht por si gjuhë dhe alfabet i konfirmuar institucionalisht.