Çfarë historie iu mësojmë shqiptarëve nëpër shkolla?

Besmir Lushaj

30 nëntorin e vitit 1943, tri batalione të brigadës së parë partizane, një batalion i brigadës së pestë dhe një njësi artilerie italiane të batalionit Gramshi e mësynë Dukatin e Vlorës, me synim për ta çliruar nga banorët vendas.

Sulmi i frymëzuar nga thirrja e shovinistit malazez Dushan Mugosha “se Dukati duhej shkelë me zjarrin më të tmerrshëm”, solli 14 orë luftime mes banorëve të Dukatit që mbronin pragun e shtëpive dhe forcave partizane.

Dukati u dogj nga goditjet e parteshtura me mortaja nga artileria italiane dhe nga zjarri i partizanëve të Dushan Mugoshës.

Por , Dukati nuk u thye! Qëndresën e dukatasve e priu Maliq Koshena, luftëtar me nam, pjesëmarrës edhe në luftën e Vlorës.

9 banorë të Dukatit ranë në betejë në mbrojtje të pragut, ndërsa 15 partizanë po ashtu u vranë në orvatjen për t’i çnderuar e poshtruar dukatasit në vatrat e tyre.

Partizanët nuk e morën dot Dukatin, ndërsa në tërheqje kryen krime makabre me vrasje civilësh të pafajshëm.

15 partizanët të cilët ranë në përpjekjen e çnderimit të dukatasve u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”, ndërsa 9 dukatasit e flijuar në mbrojtje të pragut, familjeve dhe nderit të tyre, u shpallën “Armiq të Popullit”.

Këso historie u mësohet shqiptarëve nëpër shkolla.

Në foto: Maliq Koshena