Zyrtari i Vetëvendosjes rrezikon veten, për të shpëtuar një fëmijë të varfër nga dhuna

Lidhur me incidentin që ka ndodhur sot në Prishtinë, në të cilin u pa se ishte përfshirë edhe zëvendësministri Xhelal Sveçla, reagim ka bërë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

Ai thotë se aktivistët e Vetëvendosjes janë kudo në mbrojtje të Republikës, të të varfërve dhe të të shtypurve.

Postimi i plotë :

Aktivisti i VV-se eshte aktivist kudo. Ne mbrojtje te Republikes, ne mbrojtje te te varferve, te shtypurve. Aktivisti eshte zeri i artikuluar dhe i organizuar i popullit. Aktivisti i VV-se nuk e luan zyrtarin i cili hesht teksa para syve te tij rrahet i mituri i varfer qe siguron kafshaten e gojes.

VETEVENDOSJE!