Nesër mbledhja e qeverisë, taksa 100 për qind nuk është në rend të ditës – fokusi te shkarkimet e shfuqizimet

Mbledhja e cila ishte e planifikuar për sot u shty për ditën e nesërme për arsye të mospajtimeve të dy partive më të mëdha të koalicionit Vetëvendosje dhe LDK sa i përket heqjes së taksës 100 për qind.

LDK po i përgjigjet me kujdes kërkesave eksplicite të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë kërkuar heqje të menjëhershme të taksës me gatishmëri për të marrë këtë vendim, por të njëjtën nuk po e bën Vetëvendosje.

Se ka pasur mospajtime midis këtyre dy partive e ka konfirmuar edhe një postimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Facebookun e tij ku ka shkruar se taksa i dëmton raportet e Kosovës me ndërkombëtarët.

Pas mospajtimeve të sotme, shtyrjes së mbledhjes së qeverisë, Kurti ka ftuar konferencë të jashtëzakonshme për media në ora 18:30.

Në anën tjetër, lajmi.net ka siguruar dokumentin me pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutohen në mbledhjen e nesërme të qeverisë ku nuk bën pjesë shqyrtimi i vendimit për taksën 100 për qind.

Qeveria e Kurtit ka vazhduar të jetë e fokusuar në shfuqizimin e vendimeve dhe në shkarkimin e bordeve.