Mançevski: Të respektohen të drejtat autoriale

Ministri i Shoqërisë së Informacionit Damjan Mançevski, është i prerë në qëndrimin e tij, se Ligji për media duhet të respektohet nga të gjithë. Megjithëse Ligji origjinal për media u miratua në fund të vitit 2018, në vendin tonë ende ka probleme me respektimin e të drejtave të autorit. Megjithatë, ai thotë se pret efektin pozitiv të negociatave ndërmjet operatorëve dhe transmetuesve dhe një zgjidhje përfundimtare të problemit. Mançevski thotë se Maqedonia është një nga vendet e rralla, ku ka problem me rregullimin e të drejtave të autorit.

Thjesht, nuk duhet të transmetohet dhe ritransmetohet diçka për të cilën nuk ka të drejta të autorit. Është e thjeshtë. Sidoqoftë, palë të ndryshme e interpretojnë atë ndryshe dhe ne kemi ardhur deri te një problem i tillë. Ky është një problem i vjetër, më shumë se 20 vjet dhe vërtetë mund të jemi vendi i fundit në Evropë, që kemi një problem me këtë çështje- deklaroi Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë së Informacionit.

Alsat

Loading...