Zyrtare: Wout Weghorst transferohet në Man United

Wout Weghorst është lojtari më i ri i Manchester United.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një njoftimi, transmeton lajmi.net.

Weghorst kaloi në ‘Old Trafford’ në formë të huazimit nga klubi i Burnley.

Pas zyrtarizimit është vetë lojtari që u shpreh i gatshëm të ndihmojë Manchester United.

“Kam parë përparimin e United nën drejtimin e Erik ten Hag. Çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm, mund të premtoj se do t’i jap më të mirën klubit për sa kohë të jem këtu”, u shpreh ai.