Zyrtare: Tolisso largohet nga Bayern Munich

Coretin Tolisso është larguar nga Bayern Munich pas pesë viteve qëndrim në “Allianz Arena”.

Francezi do të largohet si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me kampionët gjermanë në këtë verë, transmeton lajmi.net.

Tashmë ai ka arritur marrëveshje me skuadrën e Lyonit dhe në ditët në vijim do t’i kryejë testet mjekësore dhe procedurat e tjera para zyrtarizimit.

Lojtari u transferua te Bayerni pikërisht nga Lyoni për shumën e 41 milionë eurove.