Zyrtarë të lartë kinezë zhvillojnë bisedime me të dërguarin amerikan për klimën

Zëvendëskryeministri kinez Han Zheng u takua me të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan për klimën John Kerry, duke theksuar besimin në bashkëpunimin Kinë-ShBA për ndryshimin e klimës.

Duke vënë në dukje përpjekjet  dhe arritjet  në përballimin e ndryshimeve klimatike, Han theksoi se Marrëveshja e Parisit duhet të merret si një bazë e rëndësishme për bashkëpunimin kino-amerikan lidhur me ndryshimin e klimës, duke shprehur shpresën që të dyja palët do të përqendrohen në zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për Trajtimin e Krizës Klimatike.

Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit kino-amerikan, i cili duhet të bazohet në besim, tha më tej numri dy i qeverisë kineze. Ai shprehu shpresën që Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një atmosferë të mirë për bashkëpunimin dypalësh mbi ndryshimin e klimës, në përputhje me frymën e bisedës telefonike midis dy krerëve të shteteve.

John Kerry vuri në dukje nga ana e tij se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të mbajnë kontakte konstruktive dhe të trajtojnë së bashku sfidat globale.

Shtetet e Bashkuara pajtohen me përpjekjet e mëdha të Kinës për të përballuar ndryshimet klimatike, dhe janë të gatshme të forcojnë kontaktet dhe komunikiminpër të  zbatuar Marrëveshjen e Parisit dhe të trajtojnë së bashku kërcënimin e ndryshimit global të klimës, tha ai.

Problemet e  klimes u trajtuan  edhe ne takimin midis  drejtorit  të Zyrës së Komisionit për Punët e Jashtme te Komitetit Qendror te PKK, Yang Jiech me John Kerry-n.

Yang vuri në dukje se konfrontimi midis dy vendeve nuk u shërben interesave të askujt dhe se të dy vendet duhet të kenë respekt të ndërsjellë, të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore, të trajtojnë siç duhet dallimet dhe të synojnë arritjen e përfitimeve të ndërsjella.

“Kjo do t’u shërbejë interesave themelore të popujve të të dy vendeve dhe të të popujve të të gjitha vendeve të tjera të botës,” theksoi Yang.

Ai shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të nisen nga interesat e përbashkëta të të dy palëve dhe interesat e veta afatgjata, do të ndërmarrin hapa konkretë për t’i trajtuar marrëdhëniet dypalëshe në një mënyrë objektive e racionale.

Duke vënë në dukje se Kina ka marrë një sërë vendimesh strategjike dhe masa të forta për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, gjë që është një dëshmi e qëndrimit të saj aktiv dhe të vendosur, Yang tha se Kina respekton të drejtën e vendeve të tjera për të ndjekur rrugën e vet të zhvillimit, dhe gjithashtu e drejta e Kinës për të zgjedhur rrugën e vet të zhvillimit gjithashtu duhet respektuar.

Kina është e gatshme të rrisë komunikimin në fushën e politikave dhe bashkëpunimin pragmatik për ndryshimet klimatike me Shtetet e Bashkuara, për të mundësuar zbatimin e plotë dhe efektiv të Marrëveshjes së Parisit, tha Yang.

Nga ana e tij, John Kerry vuri në dukje se marrëdhëniet amerikano-kineze janë shumë të rëndësishme për të dy vendet dhe të gjithë botën, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të shtojnë dialogun me Kinën për t’i përballuar së bashku ndryshimet klimatike bazuar në respektin e ndërsjellë, duke i dhënë një shtysë të re përmirësimit të lidhjeve dypalëshe.

Konferenca e Ndryshimit të Klimës e OKB-së që do të zhvillohet në Glasgou, do të jetë një mundësi për të shfaqur këtë bashkëpunim dhe udhëheqje.