Zyrtare: Pronari i Chelseat blen klubin nga Ligue 1

Kompania BlueCo tashmë ka në pronësi një tjetër klub të njohur në Europë.

Edhe zyrtarisht, skuadra e Strasourg është në pronësi të pronarit të Chelseat, Todd Bohely, shkruan Lajmi.net

Siç shkruhet në komunikatën e klubit francez, si president do të qëndroj Marc Keller, kurse të gjitha përqindjet e klubit tani shkojnë në pronësi të kompanisë BlueCo.

Strasbourg gjatë sezonit të kaluar në Ligue 1 e mbylli në pozitën e 15-të me vetëm 40 pikë./Lajmi.net/