ZYRTARE: Përcaktohet stadiumi për finalen e Ligës së Kampionëve, tifozët të pranishëm

UEFA ka konfirmuar se finalja e Ligës së Kampionëve mes Chelsea dhe Manchester City do të mbahet në Porto më 29 maj, me 12,000 spektatorë.

Finalja do të luhej në Stamboll, por shqetësimet serioze COVID-19 në Turqi e bënë Qeverinë Angleze të apelojë që ajo të zhvendoset në Londër.

Sky Sport Italia raportoi se UEFA kishte vendosur të zhvendosë finalen në Portugali dhe UEFA tani ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në Estadio Do Dragao të FC Porto.

Tifozët do të kthehen në stadium kur Chelsea dhe Manchester City përplasen në Porto, pasi UEFA ka konfirmuar se stadiumi do të lejojë 12,000 spektatorë për ngjarjen e madhe.