ZYRTARE: Muller te Bayern deri në vitin 2024

Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern.

Ylli gjerman, Muller ka vendosur që të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Allianz Arena’, transmeton lajmi.net.

Lajmin për nënshkrimin e marrëveshjes e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës së Bayern.

Thomas Muller ishte drejt fundit të kontratës së tij, por tani ka vënë firmën në një kontratë që e mbanë atë me kampionët e Gjermanisë deri në vitin 2024.

Të lumtur për kontratën janë shprehur edhe shefi ekzekutiv i Bayern, Oliver Kahn, por edhe Hasan Salihamidzic.