Lingard ka shënuar gjatë muajit prill katër gola dhe gjithashtu ka regjistruar dy asistime për klubin e tij, raporton lajmi.net.
West Ham është duke luftuar për të siguruar një vend në garat evropiane, ku për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me 58 pikë në Premierligë.
Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Lingard, pasi ai është i huazuar te ‘Çekanët’ nga Manchester United./Lajmi.net/