ZYRTARE: Khabib nuk kthehet në ring, është pensionuar

Pas ndeshjes së tij të fundit kundër Justin Gaethe në tetor, Khabib zbuloi se ishte lufta e tij e fundit, teksa fitoi duke mposhtur atë në raundin e dytë, transmeton lajmi.net.

“Kjo ishte lufta ime e fundit. Në asnjë mënyrë nuk mund të vij këtu pa babanë tim. Premtoj se do të jetë lufta ime e fundit. Nëse e jap fjalën, duhet ta ndjek këtë”, tha Khabib në atë kohë.

Ai tha se nuk kishte interes për të luftuar as Conor McGregor ose pretendentin numër një të peshave të lehta Dustin Poirier duke shtuar “Unë i kam mposhtur të dy. Nuk më intereson kjo ”.

Pjesa më e madhe e botës e pranoi lajmin, por Dana White nuk mund ta pranonte një gjë të tillë dhe shpresonte se ai do të rikthehej në ring ndonjë ditë.

Së fundmi, White ka postuar një ‘tweet’ në rrjetin e tij social twitter duke dhënë lajmin se Khabib nuk do kthehet më.

“Zyrtarisht ai është pensionuar. Ishte e jashtëzakonshme të shohësh punën tuaj. Faleminderit për gjithçka dhe shijoje çfarë do që të jetë gjëja tjetër në jetën tënde shoku im”, shkroi ai mes tjerash.