Tashmë është zyrtare. Riza Durmishi, futbollisti me origjinë shqiptare i cili ka gjetur shumë pak hapësira në formacionin e Lazios gjatë kësaj periudhe do të largohet nga bardhekaltrit në merkaton e janarit pasi është gjetur akordi për transferimin e 25-vjeçarit te Nice për 6 muaj deri në përfundim të këtij sezoni. Marrëveshja është zyrtarizuar dhe Durmishi është prezantuar me fanellën e klubit të tij të ri. Te Nice e Patrick Viera, mbrojtësi i krahut do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi dhe dëshira e Durmishit në këto momente është të luajë rregullisht për t’u grumbulluar nga Danimarka në Euro 2020. Sezonin e kaluar me Lazion Durmishi u aktivizua në 10 takime të Serie A, ndërkohë që në këtë sezon ka qenë jashtë planeve të Simone Inzaghit i cili nuk i ka dhënë asnjë minutë.
Sport Zyrtare, Durmishi largohet nga Lazio, zgjedh Francën!