Zyrtare: Dolberg huazohet te Sevilla

Kasper Dolberg është transferuar te skuadra e Sevillas në formë huazimi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Brenda kësaj marrëveshjeje është paraparë edhe opsioni i blerjes, transmeton lajmi.net.

Dolberg aktualisht është në pronësi të Nices në Francë, skuadër me të cilën bëri paraqitje të mira.