Kasper Dolberg është transferuar te skuadra e Sevillas në formë huazimi. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Brenda kësaj marrëveshjeje është paraparë edhe opsioni i blerjes, transmeton lajmi.net. Dolberg aktualisht është në pronësi të Nices në Francë, skuadër me të cilën bëri paraqitje të mira.

Liverpooli ka shfaqur interesim për mesfushorin e Juventusit, Arthur Melo.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, tashmë është arritur marrëveshje e plotë për transferimin e lojtarit në “Anfield Road”, transmeton lajmi.net.

I njëjti burim thotë se braziliani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore më vonë, gjatë ditës.

Nënshkrimi me mesfushorin erdhi pas shumë lëndimeve që “Të Kuqtë” patën në këtë repart.