Zyrtare: D’Ambrosio ndan rrugët me Interin pas gati 10 vjetësh

Mbrojtësi, Danilo D’Ambrosio është larguar zyrtarisht nga skuadra e Interit.

Kjo është bërë e ditur nga klubi italian nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, shkruan lajmi.net.

Italiani D’Ambrosio ishte pjesë e “Nerazzurrëve” për nëntë sezone e gjysmë.

“284 herë në fushë me fanellën e Nerazzurrëve në gati 10 vite me Interin, të mbuluar me zemër, disiplinë dhe përkushtim. Danilo D’Ambrosio mbërriti në Milano në janar 2014 dhe bëri debutimin e tij më 2 shkurt të të njëjtit vit kundër Juventusit, duke shënuar golin e tij të parë për Nerazzurrët më 20 gusht kundër Stjarnan” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.

Pas largimit nga Interi, D’Ambrosio është futbollist i lirë për shkak se kontrata i ka skaduar së fundmi.

D’Ambrosio iu bashkua Interi në vitrin 2014 nga Torino për rreth 4 milionë euro.