Skriniar largohet zyrtarisht nga Interi, pritet kalimi te PSG

Mbrojtësi Milan Skriniar është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Interit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi italian me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen, shkruan lajmi.net.

“Gjashtë sezone plot fitore dhe kënaqësi: Aventura e Milan Skriniar me fanellën e Interit përfundon këtu . Në Inter që nga vera e vitit 2017, Skriniar ka qenë një nga protagonistët e rrugës së jashtëzakonshme të rritjes së Interit”.

“Përshëndetje dhe falënderime nga e gjithë familja e Interit shkojnë për Skriniar” – thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Reprezentuesi sllovak iu bashkua Interi në vitin 2017 nga Sampdoria.

Skriniar me fanellën e Interit arriti të fitonte pesë trofe, përfshirë një Scudetto, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Milan Skriniar pas largimit nga “San Siro” pritet të zyrtarizohet te skuadra e Paris Saint-Germainit.