Zyrtare: Coutinho lojtar i Aston Villas

Philippe Coutinho zyrtarisht është lojtar i Aston Villa.

Barcelona dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje që Coutinho të jetë lojtari i ekipit anglez.

Pas një periudhe të mirë në formë huazimi te Aston Villa, braziliani tashmë do qëndrojë edhe më teje në Premier Ligë.

Barcelona dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje prej 20 milionë euro për Coutinhon.

Këtë e ka bërë të ditur faqja e ekipit blaugrana, më anë të një postimi.

Anësori ka pasur 32 paraqitje këtë sezon me ekipin anglez, ku ka shënuar gjashtë gola dhe dhuruar tri asistime.