Zyrtare: Barcelona ia vazhdon kontratën talentit të ekipit dhe vendos klauzolë 1 miliard euro

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde është zbulimi i sezonit të kaluar te Barcelona.

Ai mahniti me paraqitjet e tij te ekipi katalunas.

Barcelona ka njoftuar ditën e sotme se kanë vazhduar kontratën me Balden deri në verën e vitit 2028, derisa nënshkrimi do të bëhet të enjten.

19-vjeçari ka edhe një klauzolë të re te Barcelona dhe ajo skuadër që dëshiron transferim e tij duhet të paguaj 1 miliard euro.

Balde ka zhvilluar 56 ndeshje zyrtare me katalunasit ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Ai është edhe reprezentues i Spanjës.