Aston Villa ka njoftuar se ka huazuar Ross Barkleyn nga Chelsea.
Skuadra angleze arriti marrëveshja me The Blues për huazimin e mesfushorit për edicionin 2020/21.
Frank Lampard njoftoi Barkleyn se nuk është në planet e tij për këtë sezon, andaj i ofroi mundësinë që të ketë minuta më shumë në Villa Park.
Aston Villa e prezantoi zyrtarisht Barkleyn, që pritet të jetë lojtari kryesor i tyre në këtë edicion.
Në vazhdën e largimeve të Chelseat, pritet të jenë edhe Jorginho, Michy Batshuayi e Marcos Alonso.