SPB-Tetovë: Sanksionohen 9 automjete për transport të udhëtarëve, nuk posedonin licencë

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë (SPB), ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara të kontrollit, për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të automjeteve, përkatësisht shoferëve të cilët kryejnë transport publik të udhëtarëve pa licencat e nevojshme.