ZYRTARE: AC Milan largohet nga Superliga Evropiane

Pas Atletico Madridit dhe Interit që konfirmuan largimin para disa orëve, Milan ka lëshuar komunikatë zyrtare, shkruan lajmi.net.

“Zëri dhe shqetësimet e mbështetësve për projektin e Superligës ka qenë i fortë dhe i qartë dhe klubi ynë mbetet i njëjtë për opinionin e personave që e duan sportin”, shkroi klubi në komunikatë.

 

Tani, në Superligën Evropiane mbeten vetëm Real Madrid, Juventus dhe Barcelona.