Zyberi: Qeverisja e Zaevit ishte pozitive – kthimi i VMRO-së në pushtet rrezikon ardhmërinë e vendit

Analisti i njohur Naser Zyberi, e vlerëson pozitivisht qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev me vendin në tre vitet e kaluara. Në një intervistë për gazetën LAJM, Zyberi paralajmëroi se, kthimi i VMRO-DPMNE-së në pushtet do ta vendoste vendin para një sfide shumë të madhe.

“Këto do të jenë zgjedhjet më dramatike në një periudhë të gjatë. Nëse nuk do të jetë Zaevi kryeministër i ardhshëm mendoj se Maqedonia do të vihet në një sprovë shumë të rëndë duke pasur parasysh qendrimin që mban VMRO-ja dhe lideri i saj ndaj çështjeve kryesore, siç janë Marrëveshja e Prespës, ajo me Bullgarisë, Ligjit për gjuhët dhe çështje tjera strategjike për Maqedoninë”, tha Zyberi.

“Periudha trevjeçare e qeverisjes së Zaevit, në përgjithësi mund të llogaritet si positive. Jo e suksesshme në të gjitha sferat në mënyrë të njejtë, por mund t’i jepet notë kaluese”, u shpreh analisti Naser Zyberi, në një intervistë për gazetën LAJM.

Ai foli edhe për rolin e BDI-së në qeverinë e Zaevit.

“BDI-ja ka qenë një subjekt i domosdoshëm në këtë periudhë pa të cilën nuk ka mundur të ekzistojë qeveria, prandaj vlerësimi për këtë subjekt duhet shikuar nga ky këndvështrim”, u shpreh Zyberi për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë me analistin Naser Zyberi mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Zyberi: Qeverisja e Zaevit ishte pozitive – kthimi i VMRO-së në pushtet, i rrezikshëm për shtetin

Zyberi: Qeverisja e Zaevit ishte pozitive – kthimi i VMRO-së në pushtet, i rrezikshëm për shtetin

Posted by Lajm TV on Friday, January 3, 2020