Ali Ahmeti i bëri 60 vjet, cili është urimi juaj për ditëlindjen e tij?

Ali Ahmeti ka festuar ditëlindjen e 60-të në zyrën e Grupit Parlamentar të BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë festë modeste, ku ka prerë një tortë me logo të BDI-së (me gjasë të blerë te ëmbëltorja Sheherzadja afër Kuvendit), kanë qenë prezent deputetët dhe ministrat e BDI-së, transmeton Gazeta Lajm.
Ata i kanë uruar Ahmetit edhe 100 vite jetë, kurse urimit i bashkangjitemi edhe ne.
Ndryshe Ahmeti ka lindur në vitin 1959 në Zajaz të Kërçovës.