Zyberi flet për takimin me Ali Ahmetin

Arben Zyberi nga Dega e BDI-së në Saraj tha se në takimin e sotëm me kryetarin Ali Ahmeti ka mbretëruar atmosferë relativisht pozitive, përcjell TV21. Zyberi tha se BDI si çdo herë edhe kësaj radhe do të dalë shumë më e fuqishme dhe më e bashkuar

“Ishte një debat konstruktiv, u diskutuan haptazi të gjitha gjërat brenda partisë, ishte një atmosferë relativisht pozitive. U informua kryetari për të gjitha aktivitetet të Degës së Sarajit. Mendoj se BDI si çdo herë edhe kësaj radhe do të dalë shumë më e fuqishme dhe më e bashkuar”, tha mes tjerash Zyberi.