Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

Shembulli i pajtimit mes Gjermanisë dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, duhet t’i shërbejë Kosovës dhe Serbisë. Kështu, thotë në një intervistë për Radio Kosovën ambasadori gjerman në Kosovë Jörn Rohde.

Ai theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira politike, sepse nuk ka më kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura. Qeveria gjermane, thekson ambasadori Rohde, e ka vendosur në prioritet dialogun Kosovë – Serbi, ndërsa po punon që Kosovë marrë së shpejti liberalizimin e vizave.

“Së pari dua të theksoj se Qeveria gjermane ka vendosur dhe e ka cilësuar si prioritet përmirësimin e gjendjes dhe situatës në Ballkanin perëndimor si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Javën e kaluar, në Kosovës ishte përsëri i dërguari i posaçëm i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin perëndimor, zoti Manuel Sarrazin, ndërkaq, vizita e zotit Jens Plötner, këshilltarit për politikë të jashtme i Kancelarit gjerman bashkë me të dërguarin e Presidentit francez Makron dhe të dërguarin për dialog të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, vetëm sa e dëshmon këtë prioritet. Ju sigurisht e keni parë deklaratën tonë ku kemi theksuar se vizita e z Plötner dhe zotit Bonne, në shoqëri të zotit Lajçak ka pasur për qëllim që t’ua bëjë të qartë të gjitha palëve se duhet të merren vendime të vështira politike, sepse më nuk ka kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura. Jemi duke jetuar në një kohë të jashtëzakonshme, kur kemi një luftë që po zhvillohet në Evropë dhe pikërisht nga kjo arsye, tani duam që situatë të përmirësohet këtu dhe pikërisht kjo është arsyeja përse zoti Sarrazin ishte javën e kaluar këtu, pra për të shtyrë përpara këtë proces.”, tha ai.

Mes tjerash, Rohde theksoi se njohja reciproke duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi.

“Shpresojmë se fundi i dialogut do të sjellë me vete edhe fundin e të gjitha problemeve ekzistuese aktuale. Gjatë vizitës së Kancelarit gjerman Scholz në Kosovë, ai theksoi ato që Qeveria gjermane i ka nënvizuar gjithnjë; se të dy vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është e paimagjinueshme që Bashkimi Evropian të pranojë dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin. Pra, është plotësisht e qartë se njohja reciproke, duhet të jetë rezultati përfundimtar i procesit të dialogut dhe kjo është e qartë për ne. Tani si do të vije deri te ky përfundim? Unë mund të them se ka shumë rrugë që na shpien në krye”.

Rohde ka folur edhe për marrëveshjen lidhur çështjen e targave. Ai tha se shpreson se deri më 1 nëntor, të gjendjet një zgjidhje.

“Shpresoj. Pres, është fjalë e gabuar! Shpresoj, që të dyja palët të përdorin të gjitha energjitë që kanë, për të zgjidhur problemet ekzistuese në interes të qytetarëve të të dyja vendeve. Të dy vendet janë pajtuar për mobilitetin e ndërsjellë. Në procesin e Berlinit, që Qeveria federale e ka përtërirë, njëri nga elementet kryesore të këtij procesi është lëvizja e lirë e qytetarëve dhe shpresoj që në këtë drejtim të bëhet përparim edhe më tej. Ne e kemi bërë të qartë se çështja e dokumenteve të udhëtimit dhe lëvizjes së lirë është në harmoni me marrëveshjen e arritur në Bruksel”.

Ambasadori gjerman tutje ka thënë se beson që liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë së shpejti, transmeton Klankosova.tv.

“Dua të theksoj atë që tashmë e kam thënë edhe javën e kaluar, t’i referohen deklaratës se shefave të qeverisë së Trekëndëshit të Vajmarit: Francës, Polonisë dhe Gjermanisë, ku konfirmohet qëllimi i liberalizimit së shpejti të vizave për Kosovën. Këtë vjeshtë do të mbahet një takim në Bruksel. Personalisht, dua të jem i përmbajtur, e kam thënë edhe nëpër intervista të shumta, që kam dhënë për televizione, por unë do të jem ambasadori i fundit gjerman në Kosovën me regjim vizash. Besoj se liberalizimi do të ndodh shpejt, por edhe nëse vendimi merret këtë vit, kërkohet pak kohë për të filluar zbatimi i vendimit, pra dy-tre muaj. Unë besoj se nëse gjithçka shkon as