Zuna e shoqëroi Loredanën mbrëmë në “Swiss Music Awards”

Zuna pothuajse kudo shihet pranë Loredanës.

Loredana Zefi së fundi mori pjesë në eventin “Swiss Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Reperja, në këtë ngjarje është shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Breaking Act”, ndërsa nuk mungoi as performanca prej saj.

Në momentin kur e mori çmimin, Loredana u pa se në event bashkë me të ishte edhe reperi Zuna, për të cilin përflitet se është në lidhje.

Para se të ngjitej në skenë për ta marrë trofeun, Loredana u përshëndet me Zunën.