Shkruan: Fejzi Hajdari
Fushatën e rrezikshme të “kryqëzimit të Maqedonisë së Veriut”, të inskenimit të incidenteve ndëretnike me rrahjen e nxënësve shqiptarë përtej Urës së Gurit, të incidenteve të dikurshme në Radishan me familjet shqiptare, pastaj në Gjorçe Petrov, të incidentit si rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë etj., dikur e kishte promovuar VMRO-DPMNE’ja e ish-kryeministrit Gruevski, e mbështetur plotësisht nga BDI-ja. Sot LSDM-ja e BDI-ja, po tregojnë se nuk e kanë harruar lojën e Gruevskit, që ju kishte mundësuar qeverive të qëndrojnë në pushtet.
Këtyre ditëve në sipërfaqe janë shfaqur incidente, pak a shumë, po të kësaj natyre të rrezikshme, që prekin ndjenjat fetare e kombetare, si gjithëherë, të shqiptarëve dhe maqedonasve. Pra, edhe atëherë sikurse edhe tani, qëllim është i njëjtë, por edhe metodat e format përdoren të njëjta nga qeveria – tension ndëretnik mes të shqiptarëve dhe maqedonasve. Loja si duket filloi me rastin e Sopotit të Kumanovës ku u shfaq “spontanisht” simboli famoz ai i Shqipërisë Etnike, ndërkohë që ditëve të fundit po vazhdon i njëjti teatër me vënien e kryqit gjigand në Kodrën e Diellit të Tetovës. Më kujtohet se poashtu se një xhami pa leje ishte ndërtuar po atje gjatë mandatit të Teuta Arifit, njësoj sikurse edhe kqyri sot.
Të gjitha incidcentet përgatiten e realizohen duke patur për bazë padëgjueshmërinë, pra mungesën e lejës ligjore nga nismëtarët për një aktivitet të caktuar.
Nga këto matrapazllëqe të ulëta politike që kanë për qëllim ngritjen e tensioneve, lind vetvetiu pyetja: Kujt i shërbejë dhe kush e ka fuqinë për ta vendosur kryqin apo kryerjen e aktivitetet tjera, pa lejen e organeve kompetente?
Praktika e deritanishme ka dëshmuar se qeveritë e deritanishme pas luftës së 2001-shit e deri sot, janë të gatshme ta rrezikojnë shtetin respektivisht ta rrënonojnë edhe Rendin kushtetues, sic ishte incidenti i 17 prillit 2017 në Parlament, por edhe rasti i Lagjes së Trimave në Kumanovë, vetëm e vetëm të sigurojnë një mandat ose pikë politike.
Gjithsesi sot, si asnjëherë më parë, BDI-në e ka kapluar një frikë e madhe nga humbja e pushtetit. Duke patur parasysh se sot VMRO-ja ka zbuluar me dëshmi dhe prova se kreu i BDI-së Ali Ahmetin, Artan Grubin, Bujar Osmanin etj., janë të përfshirë në skandale milionëshe, është e natyrshme që këta të kenë frikë marramendëse nga humbaj edeventuale e pushtetit sepse do të përfundonin në burg. Pikërisht frika, është ajo që njeriun sidomos politikanin milionerë e shtyn të bëjë lloj-lloj veprime të rrezikshme iracionale. BDI-ja deri sot ka dëshmuar se dinë t’i menaxhojë në aspekt negative incidentet e tilla, në funksion të interesit partiak dhe jo të shqiptarëve. Deri sot, asnjë incident nga ato që i përmendëm më sipër, nuk është zgjidhur ose ndriucuar, duke qenë në qeveri BDI-ja. Prandaj, duke u bazuar në praktikat e deritanishme na duhet një apel i shumëpërsëritshëm: Ruajuni nga incidentet e qeverisë!
Kur qeveria e ka by… në zor, incidentet janë gjëja më e vogël të cilat qeveria do t’i përdorë, për ta shpëtuar prapanicën!