Zonja e parë e Kroacisë: Fëmijët tanë janë më me mbipeshë në Mesdhe

Zonja e parë e Kroacisë Sanja Muzik Milanoviq komentoi ushqyerjen e fëmijëve në Kroaci, duke pasur parasysh se Kroacia kryeson listën e vendeve Evropiane për sa i përket numrit të fëmijëve me mbipeshë.

“Djemtë tanë janë më me mbipeshë në Mesdhe. Burimi më i madh i kalorive janë nga ushqimet krokante dhe lëngjet. Ata pinë shumë lëngje të ëmbla”, deklaroi Muzik Milanoviq për RTL.

Ajo gjithashtu e komentoi faktin se madje 68 për qind e burrave nga Kroacia kanë probleme me mbipeshën.

“Ne jemi kampionë të Evropës, njerëzit tanë janë më me mbipeshë në Evropë. Në moshën 25 deri 34 vjeç, perimetri mesatar i belit është 105.7 kurse 94 konsiderohet e pranueshme”, tha Musik Milanoviq.