Në selinë e KB-së në Vjenë janë 43 të infektuar me Kovid-19

epa08280345 A general view of the International Atomic Energy Agency (IAEA) headquarters ahead of an IAEA Board of Governors meeting at the IAEA headquarters of the UN seat in Vienna, Austria, 09 March 2020. EPA-EFE/CHRISTIAN BRUNA

Numër gjithnjë e më i madh i njerëzve janë infektuar me koronavirusin e ri në selinë e KOmbeve të Bashkuara në Vjenë.

Shërbimi shëndetësor në selinë e KB-së në Vjenë kumtoi se janë zbuluar pesë raste të reja të infektimit me virus.

Bëhet fjalë për tre persona të cilët punojnë në Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), një në Zyren e KB-së për drogë dhe krim (UNODC), si dhe një person në Organizatën për zhvillim industrial të KB-së (UNIDO).

“Numri i përgjithshëm i njerëzve të punësuar në selinë e KB-së në Vjenë, të cilët ishin pozitivisht të testuar me koronavirus është 43”, kumtuan autoritetet shëndetësore.

Shtohet se 36 të testuar pozitivë ndërkohë janë shëruar.