Zjarri shkatërron vreshtat dhe tokat pjellore në Haraçinë dhe Ilinden!

BANORËT E FRIKËSUAR THONË SE MBRËMË ZJARRI ISHTE 20 METRA LARG NGA SHTËPIVE TË TYRE

Shkrumb e hi, kështu zjarri shkatërroi një pjesë e tokave pjellore te banorëve të komunave Haraçinë dhe Ilinden.

Banorët kanë frikë që zjarri të mos kaplojë shtëpite e tyre, pasi dje ishte vetëm 20 metra larg shtëpive të para.

“Situata është shumë e rëndë. Gjithçka është djegur, prej Grushinë, Buçincë, Ajvatovcë dhe Mërshovcë. Mbrëmë në Ajvatovcë zjarri ka qenë afër 20 metra larg nga shtëpitë. Dëmet janë të mëdha”

“A jeni të frikësuar?

Po jemi të frikësuar. Vendi është i papërshtatshëm. Disa prej banorëve kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit”. 

E flakët vazhdojnë të kaplojnë vreshtat e banorëve. Ekipet e zjarrfikëve e kanë vështirë pasi mali që po digjet është i papërshtatshëm për lëvizjen me makina.

Flakët e zjarrit kanë filluar të kaplojnë edhe pjesën e vershtave këtu në fshatin Ajvatovcë. Ekipi i zjarrifkësve është në terren dhe mund të shihen e poashtu edhe dy helikopter që po mundohet të shuan zjarrin.

Ndryshe, zjarri mbi Ajatovc nisi qysh mbrëmë edhe edne është jashtë kontrollit. Është përfshirë një sipërfaqe e madhe, të paktën 30 hektarë, kryesisht pyll me gjelbërim. Ekipet e zjarrfikësve mundohen të ndalin zjarrin në drejtim të fshatit. Është djegur e ashtuquajtura “Kodra”.  /KlanMacedonia/