Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Besimi: Ka fakte të pakontestueshme për pafajësinë time

Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi si i akuzuar në rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë sot tha se ka dëshmi të pakontestueshme për pafajësinë e tij, shkruan TV21. Pas anulimit të seancës për të dytën herë, Besimi tha se shpreson që e njëjta të nis sa më parë.

“Me faktet të cilët do të vërtetohen do të dëshmoj pafajësinë time për këtë ngjarje tragjike. Për këtë ka dëshmi të pakontestueshme të cilët gjatë procesit gjyqësorë do t’i shpalosim. Andaj shpresoj që së shpejti do të fillojë ky proces gjyqësorë dhe do të mbaroje”, tha Besimi.

 

Gjykimi erdhi pasi  më 27 korrik Prokuroria dorëzoi aktakuzë nga Gjykata Themelore – Tetovë. Me atë propozim, PTHP Tetovë i akuzoi dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimin dhe Artan Etemin për vepër penale të vepra të rënda kundër sigurisë publike dhe mjekun Boban Vuçevskin për vepër penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik Tetovë për vepra penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosrespektim  sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Prokuroria dhjetë muaj zhvilloi hetim në të cilin u bënë analiza dhe ekspertiza nga MPB-ja, Fakulteti i Teknologjisë, një inxhinier elektroteknik dhe ekspertë dhe hetues nga Policia Kriminale Federale e Gjermanisë.

Në tetor të vitit 2021, pas ekspertizës së MPB-së, Prokuroria informoi se zjarri në objektin modular është shkaktuar si pasojë e një kabllo zgjatëse të djegur, në të cilën janë vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një pajisje tjetër, informoi prokuroria.

Dy drejtorët e atëhershëm të spitalit të Tetovës dhanë dorëheqje, por mbetën në pozitat e tyre deri në ristrukturimin në Qeveri. Zjarri në spitalin modular të Kovid-it ka ndodhur më 8 shtator të vitit të kaluar. Në stihinë e zjarrit që për disa minuta objekti u dogj deri në themel, jetën e humbën 14 persona, ndërsa disa pacientë u lënduan rëndë.