Lubonja: Fjalimi i Ramës nuk i shërben Kosovës

Publicisti Fatos Lubonja e cilëson skandaloze paraqitjen e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Këshillin e Evropës.

Lubonja thotë se kosovarët nuk duhet të manipulohen nga ky fjalim sepse nuk i shërben mirë Kosovës.

Gati një orë mbajti fjalim ku kryetemë ishte Kosova. Paraqitja e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Këshill të Evropës ka nxitur reagime të mëdha.

closevolume_off
Fjalimi i tij kundër raportit të Dick Martyt, bëri bujë jo vetëm në opinionin shqiptar por dhe më gjerë.

E për shkak të këtij fjalimi, disa prej përfaqësuesve të Këshillit të Evropës nuk u paraqitën në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar.
Megjithatë paraqitja e Kryeministrit shqiptar, u vlerësua lartë nga një pjesë e shoqërisë kosovare.

Por publicisti, Fatos Lubonja, thotë se kosovarët nuk duhet të manipulohen nga ky fjalim i kryeministrit shqiptar, sepse siç thotë ai ky fjalim nuk është në shërbim të Kosovës.

Ndërsa për njohësin e çështjeve politike, Seb Bytyçi, fjalimi ishte thjesht politik, pa ndonjë rezultat konkret.

Në fjalimin e tij të gjatë, Kryeministri shqiptar, e ka cilësuar raportin e Dick Martyt fake neus-in më të madh të shpërndarë ndonjëherë.

Tutje, Edi Rama ka këmbëngulur që ky raport të ndryshohet.