Zjarri në afërsi të Bogdancit është ende aktiv

Zjarri në Bogdanci, i cili ka rënë sot rreth orës 11:00 në zonën e Brdarov Kameni është intensifikuar me gjithë ndërhyrjen e dy avionëve “Air Tractor”, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Siç bëjnë me dije nga aty, aeroplanët kanë kryer më shumë se 19 fluturime duke hedhur me saktësi ujë mbi zjarrin, si dhe është dërguar edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

Përveç aeroplanëve “Air Tractor” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, në shuarje e zjarrit po marrin pjesë edhe zjarrfikës nga Gjevgjelia dhe Vallandova, ekipe nga filialet e “Pyjeve Nacionale” dhe Ndërmarrja komunale komunale nga Bogdanci.

Zjarri ka shpërthyer në pyll të dendur me ferra dhe bar të thatë dhe me shpejtësi përfshiu një sipërfaqe më të madhe mali.