Zjarret zgjerohen në të gjithë Australinë, thirrje për evakuim

Një mori zjarresh janë duke u zgjeruar në gjithë Australinë, në periudhë të kohës tejet të nxehtë në këtë kontinent, pasi temperaturat janë rritur përtej 40 gradë Celsius në secilin shtet. Të hënën, shumica e zjarreve janë raportuar në shtetin Viktoria, pasi temperaturat janë rritur, erërat janë shtuar dhe stuhitë kanë krijuar kushte të rrezikshme. Rreth 30,000 banorëve dhe turistëve u është bërë thirrje që të largohen nga një rajon i populluar për festa, East Gippsland, mirëpo evakuimet më vonë rezultuan shumë të rrezikshme meqë zjarret kanë arritur në rrugë kryesore. Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e krizës me zjarre nga muaji shtator. Paralajmërime urgjente për zjarrin janë nisur edhe në Australinë Jugore, Uellsin e Ri Jugor dhe Tasmaninë ditën e hënë.