“Plasje të reja tëmthi ju presin,” Elvana Gjata tjetër mesazh pas Festivalit

Këngëtarja Elvana Gjata ishte e preferuara e publikut për ta fituar çmimin kryesor në Festivalin e këngës në RTSH.

Pasi u rendit e dyta reagimet kanë qenë të shumta nga fansat e saj e publiku në përgjithësi mirëpo vetë këngëtarja e ka uruar Arilena Arën nëpërmjet një postimi në Instagram.

E tani me një tjetër postim ka vendosur t’i falënderoj bashkëpunëtorët e saj stilistit Valdrin Sahiti dhe Dj Andy Gramm.

Ajo ka lënë po ashtu një mesazh se pavarësisht që nuk u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në Euriovizon po punon pareshtur dhe gjëra të reja sigurisht ‘bombastike’ po vijnë.

“Jam mirenjohese per ju cdo dite!
@andygramm Je vellai madh qe punon me mish e shpirt pa u ndalur! Ti je frena une gazi😂.
@valdrinsahitiofficial vllai vogel i cmendur, plot jete dhe energji pozitive! Motorr i vertet!
Faleminderit me gjithe zemer per gjithcka qe beni per mua! Do jem gjithmone aty per ju! S’mund të pres për të ardhmen😍 Plasje te reja temthi ju presin😂 Ju dua familja ime!”, ka shkruar ajo.