Zjarret në Greqi/ MPJ: 3 shtetas të Maqedonisë ndodhen në ishullin e Rodosit, janë në vend të sigurt

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se tre shtetas të Maqedonisë kanë kontaktuar me ambasadën tonë në Athinë, se ndodhen në ishullin grek të Rodosit dhe janë në vend të sigurt. MPJ-ja thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente greke dhe apelojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë që të evitojnë udhëtimet në zonat e përfshira nga zjarret. Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion edhe disa numra telefoni: SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Në lidhje me zjarret që përfshinë Greqinë, ju njoftojmë se deri më sot tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar Ambasadën tonë në Athinë. Ato ndodhen në vend të sigurt, në ishullin grek të Rodosit.

Përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë.

Edhe një herë apelojmë që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.

Për më shumë informacion janë në dispozicion numri SOS i MPJ-së 075/273-732 dhe telefonat kujdestarë të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik +30 6987200410.