Zjarret në Australi, këngëtarja e njohur dhuron 500 mijë dollarë

Zjarret në Australi kanë shkaktuar viktima të shumta e dëme të mëdha materiale.

Të famshmit, përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje që të ndihmohen banorët në Australi.

Këngëtarja Pink, përmes një ‘tweet’ u shpreh e prekur për ngjarjen dhe bëri të ditur se do të dhurojë 500.000 dollarë për Australinë.

“Unë jam plotësisht e shkatërruar duke parë atë që po ndodh në Australi tani me zjarret e tmerrshme”, shkroi ndër të tjera ajo.