Zjarr në një punëtori në Trubarevë dhe në kazanin për ngrohje qendrore në EMV Energjetikë

Dy zjarre sot paradite janë shuar në territorin e komunës së Gazi Babës. Njëri në një punëtori në Trubarevë, ndërsa tjetri në EMV Energjetikë në lagjen Hekuranë ku është intervenuar në kazanin për ngrohje qendrore.

Në zjarrin në punëtori, sipas informacioneve të para, janë lënduar tre punëtorë të cilët me Ndihmë të Shpejtë janë dërguar në spital me qëllim që t’iu jepet ndihmë mjekësore. Zjarri kishte shpërthyer pak pas orës 9, ndërsa shkak është sipas gjitha gjasave puna me kompresor.

Në zjarrin në ELEM Energjetikë, i cili shpërtheu rreth orës 8, për fat të mirë, nuk ka të lënduar.

Komandanti i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, Vlladimir Simonovski në një deklaratë për MIA-n tha se të dyja zjarret janë shuar. Në zjarrin e punëtorisë kanë intervenuar me dy automjete dhe tetë zjarrfikës, ndërsa në zjarrin në kazanin tre automjete dhe 10 zjarrfikës.