Në Kinë nuk ekziston mbikapaciteti qoftë nga perspektiva e avantazhit krahasues, qoftë nga kërkesa e tregut global, tha në një konferencë shtypi Wang Lingjun, nënkryetari i Administratës së Përgjithshme të Doganave.
Prodhimi kinez, i cili është gjerësisht i popullarizuar në tregun global, mbështetet në një sistem industrial gjithëpërfshirës dhe të përmirësuar vazhdimisht, si edhe në investime të vazhdueshme në kërkim, zhvillim dhe inovacion, vuri në dukje Wang.
Është e qartë dhe e pamohueshme që zinxhiri i plotë i furnizimit të prodhimit të vendit, siguron stabilitetin e prodhimit global, duke nxitur përparimin teknologjik dhe përmirësimin industrial në mbarë botën, tha zyrtari.